Duhet të ishte një kamping i këndshëm, por u transformua në një tr.agjedi të vërtetë.

Një fëmijë 9-vjeçar, i cili ndodhej për pushime me të ëmën, u masakrua deri në vd.ekje nga qeni i disa miqve të familjes.

Kafsha u izolua nga policia pas ngjarjes, ndërkohë që nën hetim është vënë edhe një mikeshë e nënës së fëmijës.

Vogëlushi Frankie Macritchie, ishte për pushime me të ëmën Tawnee Willis në Plymouth, Angli, ndërsa ndodhej i vetëm brenda çadrës së kampingut bashkë me qenin e miqve të së ëmës, teksa të tjerët ndodheshin për shëtitje në Tencreek Holiday Park.

Befas nëna e Frankie dhe miqtë e saj dëgjuan ulërimat e fëmijës, duke bërë që të kthehen mbrapsht nxitimthi, shkruan noa.al.

Fëmija u gjet i larë në gja.k nga kafshimet e qenit, ku pavarësisht dërgimit në spital, gjeti vde.kjen. Lidhur me rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të shtunë, e zonja e qenit po merret në pyetje.