Ish-futbollisti i njohur kosovar, Granit Kaloshi vendosi të heqë përfundimisht dorë nga futbolli i luajtur në moshën 27-vjeçare.

Aryeja? Jeta më e mirë dhe puna si kamarier në SHBA.

Portieri kishte një karrierë tepër të suksesshme në vendin e tij, madje arriti të fitonte kampionatin, Kupën dhe Superkupën me Ferronikelin.

Së fundmi Kaloshi ishte pjesë e klubit pejan të Besës.

Më herët ai ka veshur edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, por ëndrra Amerikane bëri që shqiptari të hiqte dorë nga futbolli për t’iu përkushtuar një profesioni tjetër, atij të kamarierit.

Për herë të fundit, Kaloshi ka qenë i grumbulluar me Kosovën në 5 shtator të vitit 2016-të në sfidën ndaj Finlandës.