Close up view of a mother breastfeeding her baby (6-12 months)

Qumështi i njeriut mund të jetë shumë shpejtë në shitje jo vetëm për foshnjat e sapolindura, por edhe për të rriturit. Arsyet që qëndrojnë pas kësaj ideje janë disa.

Nëse kompania Nestle është sot lider në botën e qumështit pluhur për të sapolindurit, disa kompani farmaceutike po investojnë jo pak për të realizuar të njëjtin produkt por për konsum edhe nga të rriturit.

Ideja qëndron në sintetizimin e një sheqeri oligosaharid, i treti përbërës më i pranishëm te qumështi i njeriut, pas laktozës dhe yndyrës.

Oligosaharidi i qumështit të njeriut (HMO), nuk metabolizohet gjatë tretjes dhe për këtë arsye mund të sjellë një sërë dobish nëse konsumohet nga të rriturit, shkruan ‘Idependent’. Nëse tek të sapolindurit HMO, forcon zhvillimin e trurit dhe të sistemit imunitar, përveçse parandalon infeksione të mundshme, ka një sërë avantazhesh edhe për të rriturit, pasi oligosaharidi shkon direkt në zorrën e trashë, ku ushqen bakteret e mira.

Edhe pse komuniteti shkencor është skeptik lidhur me këtë çështje, studiuesit amerikanë të shtëpisë farmaceutike ‘Abbot’ vijojnë studimet e tyre duke eksperimentuar.

Tek të rriturit ky qumësht mund të luftojë problem me aparatin tretës, disa lloj alergjish dhe plakjen cerebrale, shkruan noa.al.

Sipas ekspertëve, nëse studimet e para do të japin rezultatet e shpresuara, fitimet nga shitja e këtij qumështi priten shumë të majme, ku parashikimet flasin për 900 mijë euro në vit.