Ish zv.kryeministrja Ledina Mandia ka paditur në gjykatë kryeministrin Edi Rama.

Ajo ka kërkuar që të rikthehet sërish si avokate e përgjithshme e shtetit.

Mandia është larguar nga detyra më datë 7 tetor të 2013-ës, me urdhrin 156.

Pas pothuajse 6 viteve ajo i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat dhe për të zhbërë urdhrin, shkruan Shqiptarja.com.

Çështja është regjistruar më 29 mars në Gjykatën Administrative, me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Ramën dhe avokaturën e shtetit.

Ledina Mandia, ishte zv.kryeministre për disa muaj, gjatë kohës kur u krijua qeveria teknike e dalë nga marrëveshja Rama-Basha.