Disa persona të ar matosur vr anë 13 vetë në një bar në qytetin e Minatitlan të Meksikës, thanë autoritetet të premten duke e përshkruar si vr asjet më të këqija që goditën Meksikën që kur presidenti Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën.

Sulmuesit e paidentifikuar hapën zjarr në lokalin që shkuan për të kërkuar një person, tha një zëdhënës i qeverisë së Veracruz.

Shtatë burra, pesë gra dhe një fëmijë vd iqën nga të shtënat, ndërsa katër të tjerë u plagosën, tha qeveria e shtetit në një deklaratë.

Motivi për vr asjet ishte i paqartë, ndërkaq su lmi u zhvillua gjatë një festimi familjar, shkruan Reuters.

Njeriu që kishin kërkuar personat e ar matosur ishte identifikuar si pronari i një bar në qytet.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse burri kishte në pronësi barin ku ndodhi su lmi, as nëse ai ishte i pranishëm në atë kohë.

Hugo Gutierrez, kreu i sigurisë publike në shtet, tha në Twitter se ishte nisur një operacion për të kapur njerëzit përgjegjës për vr asjet.

Shteti i pasur i naftës i Veracruz të Meksikos është goditur nga dh una e ba ndave dhe skandalet e korrupsionit politik për disa vjet.