Nëntë persona kanë humbur jetën pas shembjes së dy ndërtesave në lagjen “Muzema”, në pjesën perëndimore të Rio de Janeiro. Nga ana tjetër, autoritetet raportojnë se 15 persona rezultojnë ende të zhdukur. Dy ndërtesat e shembura ishin nga gjashtë kate të larta.

“Muzema” është një zonë që kontrollohet nga një bandë kr.iminale. Dy ndërtesat janë shembur pak ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën Rion, duke iu marrë jetën të paktën dhjetë njerëzve e duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për këtë shkak, qeveria deklaroi gjendjen e emergjencës