U bënë disa muaj që reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vazhdon të të qëndrojë në bu.rg, ndërkohë që partnerja e tij Kejsi mban të informuar ndjekësit me informacione për marrëdhënien e tyre në mungesë të tij.

Përveç dedikimeve që ajo i bën herë pas here atij, lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë, që çifti po përjeton një marrëdhënie në distancë, ndërsa Kejsi ka treguar se ajo është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit. Së fundmi, me një postim në “Instastory”, ajo ka treguar se përveç marrëdhënies së “shëndetshme” që gëzon çifti dhe mamatë e tyre ruajnë një miqësi të mirë.

“A shkon mirë mami jot me vjehrrën?” ishte pyetja, së cilës Kejsi iu përgjigj, duke pohuar: “Të dyja familjet tona shkojnë shumë. Kur janë larg, flasin çdo ditë, ndërsa kur janë afër pinë kafe çdo mëngjes. Lum ne për to!”.

Me këtë përgjigje, Kejsi ka treguar si çdo herë tjetër marrëdhënënien e krushqive. Edhe pse shokë të tij njoftuan se ai do të dilte së shpejti, tashmë nuk dihet asgjë se si do të veprojë drejtësia me çështjen e tij.

Ndërkohë, Kejsi ndodhet në Kanada, ku ndjek studimet e larta. Ajo është shprehur se ka dashur të udhëtojë drejt Shqipërisë për ta takuar të fejuarin, por ai nuk ka dashur, duke e lënë takimin e shumëpritur për ditën që ai do të dalë nga burgu. Kujtojmë që Stresi dhe Kejsi janë celebruar, ndërkohë që kanë planifikuar ceremoni private dasme në një nga ishujt e Greqisë.