Pjesa perëndimore e Ishullit të Hauait është tronditur nga lëkundje të forta sizmike.

Tërmeti ka qenë i fuqishëm, me magnitudë 5.3, teksa ka goditur vendin në orën 17:00 me orën lokale (ora 5 me orën atë europiane).

Ndërkohë dëmet materiale janë të konsdierueshme, teksa disa rrugë kanë pësuar çarje.

Edhe pse në filolim kishte raportime për cunami, Shërbimi Sizmiologjik e ka përjashtuar një gjë të tillë.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 24 kilometra në jug-perëndim të Kailua-Kona, një qytet me 12 mijë banorë, në brigjet perëndimore të ishullit.

Në disa zona të ishullit tërmeti ka trembur banorët, të cilët kanë dalë në rrugë. Shërbimi gjeologjik raportoi se kishte marrë mijëra telefonata. Deri tani nuk raportohet për vi.ktima.