Më në fund, zjarri në katedralen e Notre Dame në Paris është shuar plotësisht, komunikojnë zjarrëfikësit pas 18 orësh duke lu ftuar me flakët.

Flakët tashmë u shuan përfundimisht, dhe fotot që qarkullojnë nëpër rrjet tregojnë sesa e madhe është shkalla e dëmtimit të kryeveprës, transmeton Shqipëria Ime.

Hetuesit i janë përveshur punës për të hetuar mbi ngjarjen e rëndë që shkrumboi qindra vite histori, kurse miliarderët e firmave më prestigjoze nga ana tjetër po kontribuojnë me shuma marramendëse për rikonstruktimin e saj.
Katedralja e famshme kaloi 9 orë në ‘xhepat’ e zjarrit, ku të gjithë i trishtoi djegia e saj.

Në të u bënë shkrumb e hi kryevepra gotike me histori 850 vjeçare dhe objekte të paçmueshme, percjell Shqiperia Ime.

Gjatë përpjekjes për të shuar flakët gllabëruese janë dëmtuar tre persona, dy oficerë policie dhe një zjarrfikës, por janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë ku konfirmohet shuarja e plotë e flakëve.

Shqiperia Ime