woman with urine urgency in the bathroom

Një studim i bërë në Japoni gjeti se nevoja e shtuar për urinim gjatë natës, përkatësisht nokturia- mund të lidhet me hipertension dhe sasi të lartë të kripës në organizëm, shkruan Medical News.

Nokturia është një gjendje ku njerëzit zgjohen shumë shpesh gjatë natës, me nevojën për të urinuar. Shkaqet kryesore të kësaj gjendje mund të jenë çrregullimet me gjumë, defekte të vezikës urinare dhe konsumim i tepërt i lëngjeve.

Njerëzit që nuk kanë këtë ‘çrregullim’ mund të flenë deri në 8 orë, pa pasur nevojë për të urinuar, përderisa disa të tjerë zgjohen 5-6 herë gjatë natës. Me moshë, trupi jonë prodhon më pak hormone antidiurike- hormone që e lejojnë organizmin të ruajë lëngjet në trup dhe rrjedhimisht njerëzit e humbin kapacitetin e funksionimin normal të tyre.

Një ekip hulumtuesish kanë prezantuar rezultatet e tyre, në një takim të disa shkencëtarëve. Sipas këtyre gjetjeve nevoja e tepruar e urinimit lidhet me shtypjen e lartë të gjakut dhe sasi të lartë të kripës. Më herët, studimet kanë sugjeruar që hipertensioni dhe sasia e lartë e kripës në organizëm kanë një ndikim negativ në nokturi, kurse studimi i fundit tregon se këto dy gjendje e shkaktojnë nokturinë.

Në këtë studim morën pjesë 3.749 persona, të cilët u ekzaminuan rreth tensionit të gjakut dhe nevojës së tyre për urinim. Informacionet treguan, që zgjimi gjatë natës për të urinuar në 40% të rasteve ishte i lidhur me hipertensionin.

Sipas shkencëtarëve që kanë bërë këtë studim, përmirësimi i stilit të jetës, përkatësisht shmangia e kripës në ushqim, reduktimi i alkoolit, kontrollimi i peshës ndikon shumë në përmirësimin e këtyre problemeve