Një 32-vjeçar nga Saranda ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të dr.ogërave të forta. Burimet bëjnë me dije se Sokol Ibrahimi përdorues i dr.ogës, ka ndërruar jetë në banesën e tij për shkak të overd.ozës.

32-vjeçari është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës nga familjarët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 kur i riu Sokol Ibrahimi ishte gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët. Pas transportit në spitalin e Sarandës, mjeket janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur. Paraprakisht dyshohet se shkak për vd.ekjen ka qenë over.doza.

Ndërkaq policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vd.ekjes së 32-vjeçarit.