Një gjimnaste nga Auburn University ka thyer të dy këmbët pas një rënie të tmerrshme gjatë një gare këtë fundjavë.

Samantha Cerio po garonte në Baton Rouge Regional dhe pasi bëri disa rrotullime u përpoq të hidhej në dyshekun në tokë, por ra në dysheme.

Në atë moment, sportistja theu këmbët dhe filloi të ulërinte nga dhimbjet.

Cerio raportohet se i kanë dalë nga vendi gjunjët dhe i janë thyer këmbët.

Ajo doli nga arena me një barelë, duke i lënë të gjithë njerëzit të tmerruar.