Zakonisht të gjithë votuesit, për të vërtetuar që e kanë përfunduar procesin e votimit, lyejnë gishtin me bojë të përkohshme.

Por një votues në Indi ka vendosur që ta presë fare. Dhe e gjeni dot pse? Sepse kishte votuar partinë e gabuar në zgjedhje.

Personi në fjalë është shprehur se ishte ngatërruar nga simbolet e shumta në makinerinë elektronike të votimit, dhe në vend që të votonte për një parti të rajonit të tij, kishte votuar për partinë në pushtet.

“Në vend që të zgjidhja elefantin, zgjodha zambakun”, ka zbuluar ai, duke iu referuar logove të partive përkatëse.

Ndërkohë në disa zona të thella të Indisë, ku niveli i analfabetizmit është shumë i lartë, imazhet e logove luajnë një rol tepër të rëndësishëm.

Mediat e huaja shkruajnë se votimi në Indi bëhet me shtatë faza, dhe numërimi pritet të mbarojë pas një muaji, duke qenë se bëhet fjalë për 900 milionë votues, në zgjedhjet më të mëdha në planet.