Të mbajturit mjekër është bërë një trend kohëve të fundit nga ana e meshkujve, të cilët cilësohen si më tërheqës.

Por duket se në mjekër, fshihen shumë herë më shumë baktere, se sa në lëkurën e qenve.

Është kjo ajo që thotë një studim zviceran i Switzerland’s Hirslanden Clinic, i botuar në revistën shkencore “European Radiology”.

Ekspertët krahasuan kampionët e baktereve të marra në mjekrat e 18 meshkujve me lëkurën e 30 qenve të racave të ndryshme, shkruan noa.al.

Në bazë të studimeve, rezultoi se lëkura e qenve ishte më e pastër se sa mjekra e meshkujve, e cila u konsiderua me prani bakteresh shumë herë më të rrezikshme.

Gjithashtu studiuesit thonë se edhe flokët e gjata të femrave kanë baktere, por kurrsesi sa në mjekrën e meshkujve.