Italiani Edy Reja pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare.
Nesër pritet të bëhet zyrtarizimi i tij nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Mësohet se 73-vjeçari ka arritur një marrëveshje me presidentin Armando Duka për të drejtuar kuqezinjtë.

Pas shkarkimit të Christian Panuçit, emri më i përfolur nga mediat ishte ai i Edy Rejas. Reja ishte në Shkodër për të parë ndeshjen Shqipëri- Turqi.