Një aksident i rëndë raportohet nga Mallakastra ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën.

Një makinë me targa AA485DE është përplasur me një mjet tip furgon me targa AA403 FE, ky i fundit i mbushur me mallra.

Paraprakisht, raportohet për një viktimë por kjo nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.