Një hajdut i rrezikshëm është vënë në pranga në Kaliforni, pasi tentoi t’i vidhte çantën një gruaje.

Gruaja së bashku me vajzën e saj të mitur ishin duke ngjitur shkallët në momentin që 26-vjeçari Pablo Cabrera Jr. iu afrua nga mbrapa.

Ai po sillej sikur po fliste në telefon dhe sapo u afrua tërhoqi me forcë çantën e shtrenjtë të gruas.

Por ajo nuk e lëshoi çantën nga dora dhe hajduti e tërhoqi zvarrë nga shkallët së bashku me vogëlushen.

Ngjarja ka ndodhur në 6 maj në San Jose dhe autori u arrrestua ditën e shtunë, por ditën e sotme janë publikuar pamjet tronditëse kur vajza e mitur tërhiqet zvarrë.