Aktori 42 vjeçar Isaç Kappy është hedhur nga ura njofton policia e Arizonës.

Autoritetet e policisë së Arizonës bëjnë të ditur se pas hedhjes nga ura aktori është goditur dhe nga një makinë që po kalonte aty.

Para se të hidhej nga ura disa nga të pranishmit në vendngjarje u përpoqën të ndalonin fizikisht Kappin nga hedhja, por nuk arritën ta mbanin atë.

Para së të hidhej nga ura aktori ka shkruajtur një postim të gjatë këtë të hënë në llogariën e tij në Instagram ku ndër të tjera thoshte: Kujdes, njeriu nuk ka asgjë për të humbur, sepse ai nuk ka asgjë për të mbrojtur.

Kappy kishte disa role të vogla filmike në “Thor”, “Terminator Salvation” dhe “Beerfest”.