Liverpooli i udhëhequr nga Jurgen Klopp dje në mbrëmje shkroi historinë duke përmbysur disavantazhin e 3-0 të ndeshjes së parë në Camp Nou. Të kuqtë triumfuan 4-0 duke siguruar finalen e Madridit.

Por një video video e vjetër e Jurgen Klopp po bën namin në rrjetet sociale kjo menjëherë pas eliminimit të Barcelonës nga Champions League.

Tekniku i të kuqve pyeti disa fëmijë në kuzhinën e një hoteli në Amerikë, se cilën skuadër ata mbështesnin.

Teksa gjermani priste që ata të thoshin Liverpoolin, njëri prej tyre e befasoi duke iu përgjigjur “Barça’.

Barça? Kush është Barça?”, reagoi me shaka trajneri gjerman.
Tashmë kjo video është shpërndarë në rrjet pasi Liverpooli mbrëmjen e djeshme arriti të bënte përmbysjen e pabesueshme duke fituar me rezultatin 4-0 në “Anfield” përballë Barcelonës.