Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj mposhti në ring polakun, Tvardovski, në duelin e zhvilluar në Magdenburg të Gjermanisë me kuotën 97-93.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka uruar boksierin shqiptar për triumfin e tij.

“Shpallja kampion bote në kategorinë “Junior WBC” e 21-vjeçarit shqiptar Jurgen Uldedaj, është një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist. Urime të përzemërta për kampionin tonë të pamposhtur në ring dhe paraqitje gjithmonë të shkëlqyera në të ardhmen!”– shkruhet në urimin e tij.

Sfida ishte me 10 raunde gjithsej, ku Uldedaj arriti të jetë superior në 7 raunde duke u kurorëzuar kampion, pas titullit “Junior WBO” të fituar disa muaj më parë në Tiranë, kur mposhtte rivalin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz.