Të zbulosh se partneri të tradhton është diçka shumë e dhimbshme, por goditja bëhet më e madhe kur zbulon se personi me të cilin “të vë brirë”, është nëna jote.

Është kjo ajo që i ka ndodhur një dëgjueseje australiane në programin radiofonik

“The Kyle e Jackie O Show”, i cili transmetohet të hënën në mëngjes.

Protagonistja e kësaj historie quhet Tanya, e cila telefonoi në emision për të treguar eksperiencën e përjetuar disa kohë më parë.

Burri e tradhton me nënën e saj, vajza zbulon gjithçka dhe e tregon direkt në radio on Vidnews.

Gjatë pjesës së programit “Terapi në grup”, ajo kërkoi këshilla se si ta përballonte këtë situatë. 27-vjeçarja, e martuar prej gjashtë vitesh dhe nënë e një fëmije, u nda nga i shoqi pasi e zbuloi në krevat me nënën e saj.

Tanya kishte krijuar dyshime prej disa kohësh, por nuk donte ta pranonte, deri kur pa gjithçka me sytë e saj.

E reja i ballafaqoi të dy, ku si i shoqi edhe nëna fajësonin njëri tjetrin. Përballë kësaj situate Tanya vendosi që të lërë bashkëshortin dhe të falë të ëmën.

Kjo pasi nuk ishte hera e parë që ish-bashkëshorti e tradhtonte, pasi disa kohë më parë kishte zbuluar se kishte lidhje me një miken e tij të vjetër. Po ashtu Tanya tregoi se në rastin e parë e ëma e kishte ngushëlluar, shkruan noa.al.

Burri e tradhton me nënën e saj, vajza zbulon gjithçka dhe e tregon direkt në radio on Vidnews.

“Kur u martova me të, mendova se kisha gjetur princin e kaltër. Isha e pafajshme dhe besoja verbërisht”, tha ajo.

Ndërkohë burri nën akuzë ndërhyri në emision duke thënë se, “Vjehrra ime bën një sërë komentesh të papërshtatshme për trupin e së bijës, që është ime shoqe. Po bënim piknik me familjen, vjehrra ngriti gjurin për të prekur pjesët e mia intime dhe ia bëri ‘uau’. U largova dhe i thashë time shoqe çfarë ndodhi dhe i qëndroja larg”.