Lidhja e tyre ka qenë lajm në mediat rozë, por ata asnjëherë nuk e pranuan publikisht.

Këngëtari i ri por shumë i suksesshëm, Butrin Imeri ka ngjallur përsëri dyshimet për një lidhje me moderatoren nga Shqipëria, Kiara Tito.

Ishte këngëtari ai që në llogarinë e tij ka publikuar në fotografi përkrah prezantueses, të dy ishin të kombinuar në veshje derisa shkëlqenin pranë njëri-tjetrit.

“Hajt hajt” ishte mbishkrimi që Butrinti vendosi përkrah fotografisë duke lënë të nënkuptohet se Kiara do të jetë pjesë e videoklipit të tij të ardhshëm.

Ndërsa reagimet për këtë imazh ishin të shumta nga ana e adhuruesve të flaktë të këngëtarit.