Aleati i PD-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo së fundmi kanë zhvilluar një takim më kryeministrin grek, Alexis Cipras.

Sipas mediave greke, Cipras ka folur me Dulen dhe Tavon për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për sfidat që ballafaqohet minoriteti grek. Takimi mes tyre është zhvilluar në Janinë pas një fjalimi që mbajti aty kryeministri grek.

“Kryeministri grek u foli dy përfaqësuesve të minoritetit grek për zhvillimet në Shqipëri, sfidat me të cilat ballafaqohet pakicat, reformat dhe perspektiva e saj për anëtarësim”, bëjnë me dije mediat fqinje.