Situatë shqetësuese në Fier.

Rreth 15 hektar tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në zonën e Fierit, si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.

Zonat më të prekura janë toka bujqësore, sera në Patos dhe Zharrëz, në këtë zonë ndodhet edhe një pulari me mbi 15 mijë pula.

Rreshjet intensive kanë shkaktuar edhe bllokimin e rrugës Fier-Ballsh, ku momentalisht është devijuar trafiku.

Sakaq, Bashkia e Patosit ka ngritur një grup emergjencash civile për të marrë masat përkatëse.