Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të forë pak më parë ku përfshihet deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Sipas mesazhit të mbërritur te Berisha, dy kandidatët e PS për kryetarë bashkie në Kuçovë i kanë paguar nga 150 mijë euro secili Felajt që ajo tju përzgjidhte emrin për kandidat tek kryeministri Rama.

Kandidati Sybi Shehu, sipas denoncimit ka tentuar të mbytet në liqenin e Gorajt në Kuçovë pasi ka paguar 150 mijë euro dhe më pas i kanë hequr emrin nga lista për të vendosur emrin e Kreshnik Hajdarit.

LEXONI MESAZHIN E PUBLIKUAR NGA BERISHA:

Drejte vetevrasjes kandidati tre oresh i PS per bashkine e Kuçoves!

Kishte paguar 150 mije euro ndrikull Felajt!

Denoncon qytetari dixhital. Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendje Doktor. Dua tju informoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne kucove dy kandidat per kryetar bashkie te ketij rrethi, kan paguar tek Ermonela felaj nga 150 mij euro per ti perzgjedhur emrin tek Kryeministri. Sybiu shehu, para dy ditesh tentoj vetvrasjen ne liqeni gorajt rethi kucove, nga zhgenjimi qe mori nga Ermonela felaj ku humbi dhe 150 mij euro sepse emrin ja vuri vetem per dy ore sa u tha ne media dhe pasaj ndryshoji me perzedhjen e kanditatit tjeter ushtarit me te besuar Kreshnik hajdari ku dhe ai ka paguar 150 mij euro. Informacion i sigurt nga burime te sigurta brenda njerzve te afert. Te lutem publikoje. Gjith te mirat.