Në studion e “Top Talk”, ishte i ftuar kreu i PDK, ish aleat i kryeministrave Berisha dhe Rama, e tashmë aleat me Lulzim Bashën në opozitë.

Si një politikan që ka ndryshuar kahet politike, kreu i PDK, u pyet për besueshmërinë e qytetarëve tek politika. Pasi këto lloj kalimesh të shumë politikanëve mund të ketë rritur mosbesimin e qytetarëve, sepse shpesh herë ngjajnë me pazare sesa ndershmëri me qëndrimin politik.

“Personalisht kam qenë në opozitë, por edhe në qeveri me Ramën. Nëse do të isha një person që do të lakmonte pushtetin, sot do të isha në qeveri me Ramën”, u shpreh Nard Ndoka, duke theksuar se “Është shumë e rëndësishme nga pjesa e moralit. Kur unë bashkëpunoj me një parti opozitare, edhe besoj se nuk do të kishte pikën e moralit nëse unë do të ndryshoja sensin politik duke bashkëpunuar me Ramën”.

I ngacmuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse do të bashkëpunonte në të ardhmen sërish me Ramën, Ndoka u përgjigj: “Nuk besoj se do ta ketë Rama më shansin të jetë në politikë”.