Helikopteri MI-17 u përfshi nga flakët gjatë një operacioni, teksa po shuante zjarrin që kishin kapluar malet.

Personat e vdekur u gjetën në mal dhe ishin pjesë e personelit ushtarak të Meksikës.

Ai ra rreth 90 kilometra larg qytetit, Jalpan de Sierra. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e rrëzimit.

Sipas Euroneës gjatë mëngjesit një skuadër kërkimi gjeti disa pjesë të mbetura të helikopterit.

Presidenti i Meksikës, Andres Maneul Lopez Obrador si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit mbajtën në mbrëmje një minutë heshtje në kujtim të personave që humbën jetën.