David Beckham është dënuar për gjashtë muaj për të mos i dhënë makinës pasi u kap duke folur me telefon në mjetin e tij Bentley.

Ai është ndaluar të ngasë makinën për gjashtë muaj dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 750 paundsh pasi e ka pranuar që ka përdorur telefonin gjatë në momentin që ka qenë duke i dhënë makinës.

Beckham u ndalua nga gjykatësja e qarkut Catherine Moore. Ish futbollisti i njohur dhe modeli nuk shfaqi asnjë reagim përsa i përket dënimit të marrë.

Me vendimin e gjykatës, Beckham ishte gjobitur me 750 paund, si dhe kishte paguar shpenzimet e ndjekjes penale prej 100 paundësh.

Pas largimit nga seanca dëgjimore, Beckham, i cili kishte ardhur në gjykatë me një mjet Range Rover, sipas mediave hyri në makinë si pasagjer, pa dhënë asnjë detaj për shtypin i cili ishte mbledhur aty.