Shumë afër Librazhdit, ndodhet fshati Spathar. Një fshat i njohur për burimet e ujit, por që banorët e blejnë ujin në qytet. Kjo për shkak se fshati nuk furnizohet nga Ujësjellësi, ndërkohë që burimet po u merren për të furnizuar HEC-et.

Dikur kjo gurrë furnizonte me ujë të pijshëm banorët e Librazhdit. Burimi në territorin e fshatit Spathar, banorët e tij sot shkojnë e blejnë ujë në qytet.

“Kemi blerë ujë në qytet, që e pimë këtu në fshat, nuk ka, nuk kemi ku vemi”.

Në çezmat e këtyre njerëzve nuk ka ujë. Jo vetëm për të pirë, por as për të larë e as për të vaditur. Nga një zonë me shumë burime, është kthyer në makth të banorëve.

“Problemi ynë si lagje është uji, kemi 30 vjet që s’kemi pikë ujë. Të lash rroba sot me dorë në përrua është fatkeqësi e madhe”.

“Po lajme nëpër përronj, po thyjmë këmbët. Tërë dimrin kemi shkrirë borën dhe kemi pirë ujë”.

Një situatë e tillë ka shumë vite. Por së fundi banorët thonë se Gurra e Faqollit po i nënshtrohet një projekti për të furnizuar me ujë një HEC .

Ashtu siç dhe u zhduken shumë burime të tjera.

“Kemi bërë këkresë nuk na dhanë me qëllimin se uji u shit e mori hidrocentrali”.

Ata po dalin çdo dite në protestë që dikush t’i dëgjojë dhe t’iu kthejë burimet. Të kenë ujë të pijshëm në shtëpite e tyre.

“Kushedi sa here kemi shkuar në bashki nuk e kanë vu ujin në zjarr”.

“Uji shkon në përrua e pat marrë qyteti, tani në përrua dhe për ne nuk ka ujë fare”.

ABC News u interesua dhe pranë bashkisë së Librazhdit. Zyrtarë të saj thanë se e njohin problemin, por kane një projekt për të cilin presin fonde. Zbatimi i tij sipas vendoreve do t’u kthejë ujin e pijshëm banorëve të Spatharit.