“Zgjedhjet lokale shtyhen në 14 korrik”, kështu shkruan në rrjetet sociale gazetari Bledi Mane, i cili pretendon se ndërkombëtarët kanë dhënë ultimatum për shtyrjen e zgjedhjeve.

Sipas tij janë gjermanët dhe amerikanët, që ndryshe nga dy vite më parë kanë dhënë ultimatum të prerë për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:

ZGJEDHJET LOKALE SHTYHEN NË 14 KORRIK!

Një tjetër zbythje nga ndërkombëtarët. Kryeminstri socialist Edi Rama dhe opozitari demokrat Lulzim Basha pas përkëdheljeve të tyre domestike, kanë marrë një tjetër ultimatum ashtu si në muajin maj të vitit 2017.

Ndryshe nga dy vjet më parë duket se ky ultimatum është i fundit dhe vendimtar. Skepticizmin amerikan e ka plotësuar kompromisi gjerman ndaj askush nga palët ordinere të Tiranës nuk ka nga ta luaj bythën!