Lily Mika është emri i turistes franceze, e cila ka humbur aparatin e saj fotografik gjatë udhëtimit të saj në Skoci.

Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që mund të përbëjë lajm, pasi Mika nuk është e vetmja turiste që ka humbur aparatin e saj gjatë pushimeve.

E veçanta në historinë e 26-vjeçares është se aparati i saj është i veçantë për të, pasi ka shumë foto nu.do në të.

Ajo thotë se duhet t’ia kthejnë aparatin, pasi ka bërë foto nudo në shumë vende të bukura, të cilat do t’i përdorë për një kauzë personale.

26-vjeçarja është shprehur kështu:

Isha shumë e impresionuar me mirësinë e popullit skocez, dhe jam e sigurt se njerëzit që kanë gjetur aparatin tim fotografik do t’ia kthejnë pronarit. Fotografitë topless nuk janë për të tërhequr vëmendjen, ato janë arsyeja që unë do të bëj gjithçka për të gjetur aparatin tim. Kjo nuk ka të bëjë me paratë, fotografitë që gjenden në aparat janë shumë të rëndësishme për mua. Kam realizuar fotografi topless në vendet më të bukura. Qëllimi im është të botoj një album me këto fotografi për të inkurajuar gratë që të jenë më të lira dhe më të sigurta në vetvete për të bërë atë që duan të bëjnë. Në aparatin fotografik ka gjithashtu fotografi të miat me gjyshin dhe të dashurin tim. Fotografitë që kam bërë në Skoci dua t’i përfshij gjithashtu në album.“