Kryeministri Edi Rama i dërgoi sot letrën e 5-të kryedemokratit Lulizim Basha.

Mes të tjerash Rama i kërkonte Bashës sërish dialog, ndërsa shtyu edhe hapjen e fushatës elektorale nga 31 maj për në 1 qershor, për shkak të protestës së radhës së opozitës.

Ndërkohë, në profilin e tij në Facebook, të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar kreun e qeverisë lidhur me mënyrën e zgjedhur së komunikuar me letra.

Ndërsa njërit prej tyre kryeministri nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

Replikat:

Ndjekësi: Hahahahaa tallu me këtë popull tallu o i madhi Skënderbe. Në vend që të bësh diçka për Shqipërinë del dhe dërgon letra Bashes si me e pas dashnore. Je bere bajat pa pik shije leximi

Rama: S’të vë faj aspak që s’kupton se këto letra janë edhe për ty edhe për këdo që ka vërtetë interes të kuptojë më shumë, lidhur me këtë situatë e me pozicionet e palëve! Përqafime