Nuk kanë fund problemet për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi. Një tjetër anë e errët e tij ka dalë në dritë ditën e djeshme. Këtë herë ka qenë trans.eksuali Guendalina Rodriguez, bërë deklarata të forta për Icardin.

Rodriguez pak kohë më parë kishte pohuar se kishte kryer marredhënie me su.lmuesin zikaltër, duke thënë se nuk kishte asgjë te keqe. “Kjo është dhoma e hotelit ku një natë e kalova me Ikardin. Së shpejti do ta tregoj edhe me foto. Më vjen keq që do ta marrë vesh gruaja dhe fëmijet e tij. Unë s’do të jem i pari dhe as i fundit trans.eksual, ku qëndron problemi”, shkruante pak kohë më parë Rodriguez në “Twitter”.

Por trans.eksuali ka reaguar sërish duke thënë se kishte marrë kërcënime nga gruaja e futbollistit, Wanda Nara. Ndërkohë postimi i fundit ka zbuluar edhe një detaj tjetër. “Ne ishim të dashuruar, pse t’i fshehim shijet se.ksuale? Jemi në vitin 2019, nuk shoh se çfarë është e gabuar. Në shtrat Ikardi është aktiv dhe pasiv”, shkruante Rodriguez, çka duket se do të shkaktojë reagim të gjatë.

Icardi vet ende nuk ka reaguar, po ashtu dhe Interi nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare, për të marrë ndonjë dënim të mundshëm për yllin e skuadrës.