Ditën e sotme, në mediat rozë bëri bujë lajmi i arrestimit të reperes shqiptare Loredana Zefi, nga autoritet zvicerane, pasi akuzohej se e kishte mashtruar një çift zviceran, duke i zhvatur afro 1 milion franga.

E njohur si bashkëshortja e reperit Mozzik, ku së bashku kanë edhe disa këngë, Loredana akuzohet për kanosje, zhvatje të parave dhe kërcënim, akuza këto që përfshijnë edhe të vëllanë e saj, Bekim Zefin.

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale, ndërkohë që së fundmi ka reaguar edhe ish-menaxheri i reperit Mozzik, Met Elshani.

Në një postim në Instastory, ish-bashkëpunuesi i reperit Mozzik, shkruan se këto persona janë njerëz të marrë.

“Jo thosha nuk më besonit, që këta njerëz marre janë, horë ta bëjnë një komb”, kanë qenë fjalët e tij.

Ish-menaxheri ka krahasuar këtë rast me një tjetër, atë të shqiptares Esa Vokshi, e cila njëherë kishte treguar përmes një shkrimi në InstaStory se i ishin vjedhur paratë, por që askush nuk ka besuar.