Ish deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët.

Sipas Shehajt, dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh.

‘Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen.

Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh. Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre’, shkruan Shehaj.

Sipas demokratit qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët. Dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh. Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen.

Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh. Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre.

Qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike. Çdo ditë që Edi Rama qendron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro.

I ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestëtn tonë sot për të ndalur plaçkitjen kombëtare të Edi Ramës!