Sot mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision, ku Shqipëria do të këndojë e 14-a në rradhë.

Për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që duan të votojnë për këngën e Jonida Maliqit, kodi është #14.

‘Ktheju tokës’ është kënga përfaqësuese e Shqipërisë. Pak orë para fillimit të natës së dytë Jonida ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët.

https://www.facebook.com/ShqiperiaJeTi/videos/427913957785796/

“Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat”, shkruan Jonida në postimin e saj në Instagram.