Në botë ka fëmijë që jetojnë mes luksit të shfrenuar, por ka edhe fëmijë që jo vetëm nuk kanë luks, por nuk e dinë çfarë është ai. Për t’u argëtuar, dhe për të qenë pjesë e një jete mes të mirave, në mënyrë imagjinare, fëmijët kanë projektuar markat më prestigjove me sajesa, siç mund të përmendim markat e kompjuterave, të makinave apo të veshjeve.

Nga veshja e rrobave firmato dhe relaksimi në jahte, apo një makinë e re sportive, fëmijët e pasur të Instagram nxisin me fotot që postojnë duke u mburrur për mënyrën e mirë të jetesës së tyre të mrekullueshme online.

Duke përdorur Instagram-in, përdoruesit e mediave sociale nga e gjithë bota kanë ndarë fotot, sipas hashtagjeve #NotARichKidOfInstagram dhe #BudgetLife, ku përfshijnë foto nga metodat e tyre krijuese për të imituar stilin e jetesës luksoze.

Këta përdorues të medias sociale tregojnë përpjekjet e tyre humoristike për të kopjuar jetën e fëmijëve të pasur në Instagram, pa kartën e kreditit ose bilancin bankar që të përputhen.

Një përdorues i mediave sociale, nga Teherani, krijoi stilin e jetës së “fëmijëve të pasur” me ndihmën e disa letrave A4 dhe një vizatimi të markës prestigjoze të makinës ndërkohë që ai po udhëtonte me një makinë të dalë mode.