Fatma dhe Elvisi ishin në familjen Paça në Has ku vajza e vogël Lediona dhe vëllezërit e saj vuajnë nga kistet në veshka por edhe diabeti në stad të avancuar.

Vajza e vogël i tha Fatmës i thotë se ka ftohtë dhe dhimbje.

Gruaja i tregon Elvisit dhe Fatmës kushtet e vështira të shtëpisë, një plastmas i mbron nga i ftohti.

‘Në dimët bora shkon gjysmë metër. Fëmijët nuk i kam vizituar. Vajzën e çoj në Tiranë se në Kukës nuk ka pediatër’, thotë ajo.

Elvisi dëgjon gjyshen që heq me shpirt e i thotë “duhet të gjejmë forcë për fëmijët, ke kaluar ditë të vështira, djali na la në rrugë të madhe me këta fëmijë. Nuk jam gëzuar një ditë.

Elvisi dhe Fatma i marrin të gjithë më vete për në Tiranë. Një apartament i bukur dhe i ngrohtë i pret dhe spitali është vetëm 5 minuta larg.

Askush nuk mund t’i përmbante dot lotët pas kësaj surprize pë familjen të cilës tashmë do i ndryshojë jeta.