Një ditë pas protestës së opozitës, ish kryeministri Sali Berisha ka postuar një video krahasuese mes dy këndeve të tubimit duke sulmuar ashpër dhe drejtorin e Top Channel, ish deputetin e PS-së Ben Blushi.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se me pamjet që ka servirur ditën e djeshme Top Channel, ka tentuar t’i bëjë një favor kryeministrit duke e paraqitur protestën si të vogël në numra. Sipas Berishës, ku është një civizëm ekstrem dhe një nënshtrim i dukshëm i “mik/armikut” Blushi, ndaj pushtetit të Edi Ramës.

Mos e humbisni kete video!Cinizem ekstrem apo neveri nenshtrim i mik/armikut Blush ndaj Edvin Kristaq Panikut! sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 26. Mai 2019