Një burrë i cili u rrit nga qentë e rrugës kur ishte fëmijë, ka treguar se si kafshët i shpëtuan atij jetën.

Ivan Mishukov, tani 27-vjeç, u shpëtua në moshën 5-vjeçare nga policia, ndërsa kishte 2 vite që qentë ishin “familja e tij e vetme”. Ai ka treguar se çdo mëngjes shkonte së bashku me qentë nëpër furra lokale, pranë Moskës, duke kërkuar diçka për të ngrënë.

Dikur Ivan nuk fliste për këtë periudhë të jetës së tij, ndërsa tani që ka filluar një jetë të re, ai tha: Unë e kuptoj se nëse nuk do të ishte për ato qen, unë nuk do të kisha mbijetuar në rrugë. Historia e Ivan u bë e njohur në mbarë botën, pasi u shpëtua. Ai jetonte me gjyshin e tij alkoolik, i cili e braktisi atë në rrugë.

“I kam dashur qentë dhe ata më kanë dashur mua”, i tha ai policëve pasi u shpëtua. Qentë u quajtën Jesse, Goga, Masha dhe Seva dhe kur qentë gjenin ushqim, ata e ndanin gjithmonë me Ivan.

“Ata më mbanin ngrohtë në netët e ftohta dhe më lëpinin në fytyrë, kështu japin puthje qentë”, ka rrëfyer ai. Çuditërisht, qentë e tij të dashur e pritën Ivan me ditë të tëra përpara portës së jetimores ku ai u dërgua.