Isabella James, vajza e një milioneri nga Britania e Madhe, ka vendosur që të jetojë rrugëve, duke lënë mënjanë jetën e saj të luksit. Isabella e ka bërë këtë eksperiment për t’i treguar të tjerëve se ajo nuk është një “Princeshë” dhe mund të jetojë edhe në vështirësi.

21 vjeçarja është duke studiuar për master në psikologjinë e biznesit dhe ka lënë mënjanë pushimet në vendet ekzotike, për të jetuar në rrugë, duke mbledhur para me mbledhjen e plastikave dhe kanoçeve, të cilat më pas do t’i shesi në supermarkete pasi nuk do të lypi.

“Gjithmonë jam gjykuar se si unë i shoh gjërat.

Njerëzit mendojnë se jam një vajzë e bukur me një mënyrë jetese të pasur”, është shprehur ajo, duke shtuar më tej se ka disa njerëz që ndihen më komodë si të pastrehë dhe duan të sjellin ndryshimin.