Historiania Eena Kocaqi ka publikuar një libër i cili titullohet “Shqipja, çelësi i gjuhëve indo-evropiane”. Por pasi ajo nxori në rrjet për publicitet librin e saj, “u mbyt” nga komentet pasi titulli i librit ka gabime ortografike. Theksojmë se gabimi i parë qëndron tek mungesa e presjes (,) pas fjalës “Shqipja” dhe para fjalës “çelsi”.(lexo këtu)

Por ka reaguar vetë historiania e cila shprehet se për fjalën që sipas saj është shkruar sipas dialektit gegë , ka reaguar njerëzit e dështuar nga jeta për të shfryrë vrerin e tyre, kundër saj. Ajo thekson se gjuha zyrtare duhet të jetë sipas të folurës së popullit.

“Meqë ne një botim timin të 2008, faqosësi i shtëpisë botuese siç duket Gegë nuk ka shtuar një shkronje ë, kaq mjaftoi qe te dilnin te gjithë njerëzit e dështuar nga jeta, për të shfryrë vrerin e tyre, kundër meje. Pavarësisht se kjo është përgjegjësi teknike e tij, serish me lind detyrimi për të sqaruar këto impotent mendor, ne lidhje me disa gjera ne ketë drejtim.

Në fund të reagimit ajo shprehet: “Kur mundohesh te hedhesh gurë mbi një vullkan qe vlonë, rrezikon që të hash ndonjë gur kokës nga fuqia i llavës.”

Reagimi i plotë i Kocaqit:

Gjuha zyrtare duhet të jetë sipas të folurës së popullit

Meqë kam qenë pak e zënë këto tre ditë se isha në Dardani, nuk kam pasur kohe tiu kthej përgjigje disa impotenteve nga ana mendore dhe super potenteve nga ligësia shpirtërore. Meqë ne një botim timin të 2008, faqosësi i shtëpisë botuese siç duket Gegë nuk ka shtuar një shkronje ë, kaq mjaftoi qe te dilnin te gjithë njerëzit e dështuar nga jeta, për të shfryrë vrerin e tyre, kundër meje. Pavarësisht se kjo është përgjegjësi teknike e tij, serish me lind detyrimi për të sqaruar këto impotent mendor, ne lidhje me disa gjera ne ketë drejtim.

Se pari dua të sqaroj se libri ne lidhje me krahasimin e Shqipes me gjuhet e tjera, është një libër qe nga ana shkencore dhe etimologjike, ka rendësi për shkencën, shqiptaret dhe Shqipërinë dhe jo Elenen, se ajo sot është nesër jo. Ne libër është përdorur dialekti gegë krahas atij toskë, për te shpjeguar fjalët, ashtu siç punon çdo studiues tjetër. Libri është përkthyer ne anglisht dhe do te botohet së shpejti.

Se dyti ne shkence shikohet fakti, argumenti dhe metoda dhe një individ mund ta shprehi mendimin e tij ne shqip te dialektit toskë apo gegë, anglisht ne çdo gjuhe apo dialekt madje dhe me shenja po deshi rendësi për autorin ka mendimi, jo gjuha me te cilën ai po shkruan. Standarti zyrtar është për mësimin në shkollë, për institucionet zyrtare dhe për ketë ka njerëz që kane mbaruar shkollën dhe e njohin e mirë atë. Nëse njerëzit do e dinin kaq mire standartin pse do na duheshin këto ekspert gjuhe qe specializohen për ketë? Pse para të tepërta paska shteti? Një autor mund te shkruaj ne cilin dialekt dhe gjuhë qe ai donë dhe për ketë ai nuk pyet askënd. Për autorin rendësi ka vepra dhe jo gjuha apo dialekti.

Se treti , Fishta i madh ka shkruar gegërisht, madje tepër dialektore edhe pse kishte standart te krijuar ne 1917 por kjo nuk i ul asnjë vlere Fishtës, përkundrazi. Kush jeni ju te gjykoni gjuhën e Fishtës, jeni ne fakt askush përball Fishtës dhe te tjera mendjeve te mëdha që kanë shkruar gegërisht.

Se katërti ça behet me ata autor qe shkruajnë gegërisht edhe sot?

Se pesti shkoni prapa diellit me gjithë ato ë qe i keni vënë Shqipes, duke e komplikuar kaq shume dhe mendoj se disa forma te gegërishtes si paskajorja, infinitivi duhet te jenë ne dialektin zyrtar letrar, dhe fjalët duhet te jenë te zhveshura nga ë pa fund. Shqipja e formës rrokore dhe arkaike nuk ka fare nevojë për ato ë qa i keni shtuar ju. Dialekti zyrtar ka nevojë te korrigjohet urgjent.

Parimi ndërkombëtar është se, gjuha standarte letrare është ajo gjuhe që flet populli. Pra standarti përputhet me të folurit e popullit dhe jo populli ti përputhet standartit artificial të gjuhëtarëve. Gjuhëtarët duhet të kishin si bazë to folurin e popullit dhe jo ta shkëpusin gjuhën nga populli.

Dialektet dhe nëndialektet e Shqipes janë jo vetëm pasuri kombëtare por pasuri botërore qe duhet të mbrohen me ligj. Nuk duhet qe varianti zyrtar shpesh me fjalë artificiale të zëvendësoj gjuhën e popullit qe e ka folur atë prej mijëra vjetësh. Presioni që ushtrohet si dhe tentimi për dekurajuar përdorimin e dialekteve dhe nëndialekteve, është i ngjashëm me atë presion qe ju bëhet Shqiptarëve jashtë për të mos mësuar gjuhën e tyre. Fundja Shqipja ka arritur te mbijetoj nga goja e popullit dhe nga këto dialekte dhe nëndialekte dhe gjuhëtarët fjalët i kanë tek populli, pra gjuhëtari te shkoj tek populli dhe jo populli tek gjuhëtari. Do të ishte një katastrofë për kulturën dhe gjuhën tonë, nëse gjuha zyrtare do zhdukte dialektet, do ishte një humbje e permasave historike. Gjuhetaret ne vend te gjenin fjalet tek dialektet i kane huazuar ato nga gjuhet e tjera dhe huazimin e kane bere standart imponues ne emer te gjuhes zyrtare.

Ju përshëndes ju që shfrytë vrerë kundër punës sime dhe ju them se, as nuk ju kam ne listën time të konsiderimeve dhe as të sharat, as presionet dhe as shantazhet nuk me heqin mua dëshirën për të shkruar. Kur mundohesh te hedhesh gurë mbi një vullkan qe vlonë, rrezikon që të hash ndonjë gur kokës nga fuqia i llavës.