Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim të ashpër ndaj prezencës ndërkombëtare të BE, OSBE dhe SHBA në Shqipëri, të cilët kanë dënuar protestën e dhunshme të 11 majit.

Shkëlzen Berisha në shkrimin e tij i quan ndërkombëtarët si promovues të “putinizmit”. Ndër të tjera djali i Sali Berishës e minimizon sulmin e bërë ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt duke futur në thonjza fjalën sulm.

“Diplomate qe do duhej te mbronin fjalen dhe voten e lire, promovojne “Putinizmin” duke nxitur arrestimin e atyre qe “guxojne” ti “SULMOJNE” me parulla.” shkruan Shkëlzen Berisha,

Kujtojmë se pak ditë më parë, një grup të rinjsh i shkuan tek shtëpia shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku shkruan në muri “Borchard të të vijë turp”.