Roli i Genc Salihut në filmin “Martesa” në vitin 2017 për shumë bujë për shkak të temës që shtjellohej.

Në film shtjellohet dashuria homose.ksuale gjatë Luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një femre.

Këngëtari Genc Salihu, i ftuar “E Diell” ka rrëfyar reagimin e bashkëshortes për skenat e nxehta me partnerin e tij në film, Alban Ukaj.

“Kjo nuk është dhe aq interesante” u shpreh Genci. Bashkëshortja ime Kaltrina është regjisore, pra profesioniste dhe e ka parë si diçka të tillë edhe këtë skenë,” kujton ai.

Salihu solli ndërmend dialogun me Kaltrinën, ku kjo e fundit si një profesioniste e vërtetë e kishte pyetur për dublat.

Biseda:

Genci: E kam bërë mirë zemër?
Kaltrina: Po shumë mirë, bukur e ke bërë. A pate nevojë që të bëje shumë dubla?
Genci: Po vallaj i bëra nja 25 dubla.

Filmi “Martesa” i xhiruar në vitin 2017 mori 2 çmime në Estoni në festivalin “Tallinn Black Nights”.