Një ditë pas protestës së mbajtur dje nga opozita e bashkuar, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.

Në një postim në Facebook Basha shkruan ndër të tjera se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar dhe se nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. Basha-

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa“, shkruan Basha.