Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Lyon, në rrugën Viktor Hugo. Nga shpërthimi mësohet te ketë të paktën tetë të plagosur, mes tyre një vajzë 8-vjeçare.

Shpërthimi ka ardhur nga një pako bombë e hedhur pranë disa lokaleve nga një motorist që është larguar me shpejtësi.

Policia ka ngritur një perimetër sigurie për të shmangur qarkullimin e këmbësorëve në zonë.

Nga raportimet e para të mediave lokale personat e plagosur kanë marrë dëmtime nga gozhë dhe bulona që dyshohet se kanë qënë brenda pakos që ka shpërthyer në rrugë.