Bogradi nuk do ta çojë çështjen në Arbitrazhin ndërkombëtar. Shkaku, Kosova si palë juridike nënkupton njohjen nga Serbia.

Serbia është dorëzuar përballë moslëkundjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të mos e hequr taksen e vendosur në masën 100% për çdo mall serb. Beogradi zyrtar ka hequr dorë nga plani për ta çuar këtë vendim në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Lajmin e japin mediat kosovare, të cilat citojnë gazetën serbe Novosti. Në një artikull të detajuar, kjo e përditshme thotë se Serbia do të vijojë me kundërmasat ndaj mallrave të Kosovës.

“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj,prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet”, shkruan Novosti.

Ndërkohë, plani i kundërmasave nënkupton se dialogu mes të palëve, do ta përfshijë edhe këtë çështje.