Ish-ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka reaguar duke shkruar një status në rrjetet sociale lidhur me arritjet e bëra kohët e fundit. Bregu ka shkruar se duke filuar nga data 1 korrik, do të ulen tarifat roming me vendet e rajonit. Shqipëria dhe Kosova do të përfitojnë rreth 85 % ulje për telefonat dhe sms,ndërsa 50-60 % ulje për lundrimin në internet.

Ish-ministrja paralajmëron se shumë shpejt do të bëhet njohja e ndërsjellë e 4 profesioneve dhe diplomave të tërësi.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut

Çka qytetaret identifikojne si çeshtje paresore ne rajon, jane puna jone e perditshme. Por jo pak arritur deri sot. Prej 1 korrikut nis ulja e tarifave te roaming me vendet e rajonit. Shqiperia dhe Kosova perfitojne me shume se 85% ulje per telefonatat dhe sms, dhe 50-60% per lundrimin ne internet😊. Nderkohe shume shpejt, njohja e ndersjelle e 4 profesioneve dhe diplomave ne teresi👏🏻.