Olti Curri është një nga opinionistët më të njohur përsa i përket botës së mediave rozë.

Ai asnjëherë nuk nguron t’i thotë fjalët pa ‘dorashka’ për cilindo personazh publik.

Mirëpo duket se kjo nuk i pëlqen të gjithëve, pasi një ndjekëse i ka shkruajtur blogerit në Instagram dhe i ka treguar se e urren.

‘Nuk e ke idenë çfarë urrejtjeje ndjej ndaj teje sa herë më hapen videot e tuaja përzotin e madh je njeri i pështirë. Merresh me të tjerët a thua se ti je perfekt, cop mishi pa sy fare. O nuk e ke idenë sat ë urrej. Surrati jot krijon vetëm negativitet, asgjë më shumë! Edhe njëherë, të urrej në maksimum.. Rob i pështirë’, i shkruan ndjekësja Oltit, ndërsa ky i fundit i ka publikuar bisedën në Instastory.

‘Sa gjatë i paske ra! Vk’, i përgjigjet blogeri.