Trajneri i Chelsea-s Maurizio Sarri

Në Angli raportohet se Maurizio Sarri do të drejtojë për herë të fundit Chelsea-n në finalen e ‘Europa League’ kundër Arsenal. Edhe pse italiani ka arritur objektivat si kualifikimi në ‘Champions’ për sezonin e ardhshëm dhe finalja e Europa League, presidenti Abramovich do ta shkarkojë për shkak të marrëdhenieve të cunguara me drejtuesit.

E ardhmja e ish-trajnerit të Napolit duket se është Italia, por ndërkohë vendin e tij te Chelsea pritet ta marrë një legjendë e këtij klubi. Bëhet fjalë për Frank Lampard, i cili është vlerësuar pozitivisht për aventurën në ‘Championship’ me Derby Country.